Darko Dodev është zyrtarisht futbollisti më i ri i Vllaznisë.
Klubi shkodran ka prezantuar sulmuesin maqedonas në rrjetet sociale, i cili ka firmosur për 3 vite me kuqeblutë.
Dodev ka qenë pjesë e Bregalnicës së Shtipit në tri sezonet e fundit në elitën e futbollit maqedonas, teksa ka dhuruar paraqitje shumë të mira me fanellën e këtij ekipi.
Ai pritet të mbushë hapësirën e lënë bosh nga Liridon Latifi, i cili pritet të largohet këtë verë pasi nuk ka gjetur një marrëveshje për rinovim.