Ish-mbrojtësi i Interit, Fabio Galante ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, teksa u ndal tek mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani dhe sulmuesi belg Romelu Lukaku.
“Shpresoj që Asllani të jetë zbulimi i Interit për sezonin 2023-2024.
Është një djalë i jashtëzakonshëm, me cilësi të mëdha, i duhet vetëm besim dhe pastaj do të shpërthejë.
Jam i kënaqur me perfomancat e Lukakut dhe dashurinë që ka treguar për fanellën.
Do të ishte turp të mos ishte sezonin e ardhshëm”, deklaroi ai.