Liverpooli raportohet se po kryeson garën për transferimin e Benjamin Pavard.
Sipas “Bild”, përfaqësuesit e lojtarit kanë zhvilluar bisedime me klubin anglez për transferimin e mundshëm të tij në “Anfield”.
Milani, Interi, Chelsea dhe Barcelona janë klubet tjera të interesuara për Pavardin.
Megjithatë, sipas mediumit gjerman, Liverpooli po vlerësohet favorit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit francez, i cili është i hapur për t’u larguar nga Bayern Munih.
27-vjeçari me kampionët e Gjermanisë ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.
Më herët ishte raportuar se Pavard mund të largohet nga “Bavarezët” për 30 milionë euro.