Tifozët “Ujqit” reagojnë në lidhje me zhvillimet e fundit në klubin e futbollit Ferizaj.
Tifozët kanë dalur me një reagim dhe tregojnë se çfarë duan nga FC Ferizaj.
“Sot bëhen 1 javë nga ndeshja e barazhit, 1 javë që kur skuadra jonë e zemrës nuk arriti t’i mbijetojë rënies nga Superliga.
Ne qëllimisht nuk kemi reaguar deri sot. Kemi pritur që të kalojë zhgënjimi dhe mllefi i krijuar të dielën e kaluar në Podujevë.
I kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet, por nuk kemi dashur të përfshihemi.
Sezoni që mbaroj kishte shumë gabime, duke filluar nga transferimet e verës.
Pastaj rezultatet e dobëta ishin reflektim i situatës nëpër të cilën po kalonte klubi.
Por kjo asnjëherë nuk e ka zbehur dashurinë tonë për klubin. Kjo asnjëherë nuk e ka vendosur në dyshim përkrahjen për klubin tonë të zemrës.
Ne do ta mbështesim klubin edhe në Ligën e Parë, bile edhe më fuqishëm sepse e dijmë se shumë shpejt Evropa do na pres. Ne jemi klub i madh dhe madhështinë do e tregojmë edhe në Ligën e Parë.
Si UJQI i kemi kërkesat tona sigurisht. Sezonin e ri kërkojmë nga kryesia që të rris bashkëpunimin me UJQIT, të dëgjojë kërkesat tona dhe që të jemi edhe më të bashkuar.
UJQIT asnjëherë nuk ju braktisin, UJQIT do qëndrojnë e rrugëtojnë bashkë me FC Ferizaj.
FC Ferizaj - dy ngjyra, një dashuri”, reagojnë “Ujqit”.