Finalja e Ligës së Kampionëve ishte pothuajse perfekte për Manchester Cityn. Skuadra angleze fitoi për herë të parë në histori Ligën e Kampionëve, duke kompletuar kështu tripletën në këtë edicion pasi paraprakisht kishin fituar kampionatin anglez si dhe Kupën FA.
Por, pati një detaj jo i vogël që e prishi këtë ecuri në finalen e së shtunës ndaj Interit.
Lojtari kryesore i skuadrës së Pep Guardiolas, mesfushori Kevin De Bruyne u desh të largohej para kohe, ashtu sikur në finalen e vitit 2021 për shkak se pësoi një lëndim.
Belgu tani raportohet se rrezikon tre muaj ndalesë për shkak të një një këputje të mundshme të kërdhokullës.