Françesko Acerbi ishte një ndër më të mirët në fushë në radhët e Interit në finalen e Championsit ndaj Mançester Sitit.
Pas humbjes, mbrojtësi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.
“Është e panevojshme të thuhet se e nesërmja dhemb edhe më shumë.
Ne luftuam, besuam deri në fund dhe ju së bashku me ne.
Është e drejtë t’ju falënderoj ju tifozëve, pasi u ndjeva sikur po luaja në shtëpi”.