Kampioni i ri i Kosovës, Ballkani i Therandës, i kushton rëndësi të madhe edhe talenteve të ri.
Destan Bytyqi është grumbulluar me ekipin e parë.
“Talenti i shkollës së futbollit tonë, Destan Bytyqi, tashmë është grumbulluar me skuadrën e parë, nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Futbollisti 19 vjeçar që me shiritin e kapitenit në krah, udhëhoqi juniorët, është ardhmëria e futbollit të Suharekës dhe mbarë vendit.
Bytyqi do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2028.
Klubi i uron suksese të mëdha Destanit, me fanellën e skuadrës së tij të zemrës, ku u rrit e ku po formohet si profesionist”, njofton FC Ballkani.