Dardanët U21 përgatiten me përkushtim

Futboll

Dardanët U21 përgatiten me përkushtim

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 21:42
Afrim Tovërlani

Dardanët U21 përgatiten me përkushtim për kualifikuesen e parë kundër Estonisë!

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit Afrim Tovërlani, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2025 kundër Estonisë, e cila zhvillohet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Derisa stërvitjen e parë e zhvilluan në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, sot Dardanët U21 kanë stërvitur në Kampin Nacional në Hajvali.

Atmosfera në kampin e Dardanëve 21-vjeçar është shumë e mirë, derisa po vazhdon puna me përkushtim për t’u përgatitur sa më mirë dhe për ta nisur mbarë këtë cikël kualifikues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat