Trajnerët e elitës së futbollit dhe të Ligës së Parët ë Kosovës, janë gati për seminarin e nesërm që do të mbahet në kampin Nacional në Hajvali.
Është seminar domethënës për trajnerë.
Sipas bordit të Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, ky seminar është vazhdimësi e seminarit teorik të mbajtur në muajin shkurt.
Tani do t’i kushtohet rëndësi pjesës praktike, që ka një domethënie për secilin trajner që do të jetë pjesëmarrës.
Seminari mbahet në orën 10:00.