Manchester United po vazhdon të bëj presion në drejtim të Chelsea për t’i siguruar shërbimet e Mason Mount, shkruajnë mediet angleze.
“Djajtë e kuq” kanë arritur marrëveshje në parim me lojtarin.
Mirëpo, problemi mbetet tek londinezët që kërkojnë 80 milionë euro për shërbimet e tij.
Mesfushori këtë sezon në të gjitha garat me Chelsea ka regjistruar 35 ndeshje, duke realizuar 3 gola dhe 6 asiste.