Stivi Frashëri nuk është më pjesë e Ballkanit.
Portieri shqiptar i ka ndarë rrugët me klubin nga Suhareka pas suksesit të jashtëzakonshëm që e patën bashkërisht.
Therandasit u shpallën kampionë të dyfishtë të Kosovës, ndërsa në portë e kishin gardianin e tyre të sigurt.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e klubit Portokalli, i cili e falënderoi portierin për kontributin e dhënë:
"Faleminderit Stivi Frashëri🧡
Me anë të këtij postimi, ju njoftojmë se pas dy sezoneve bashkë, FC BALLKANI ka ndarë rrugët me portierin, Stivi Frashëri.
Klubi e falënderon gardianin, pasi falë edhe kontributit të tij të madh, kemi arritur sukseset tona historike.
Poashtu, i urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës. @stivifrasheri77"