Carlo Ancelotti e vë Evertonin në telashe ligjore. Sipas një raportimi të Guardian, trajneri italian ka marrë vendimin për të ngritur padi kundër ish-skuadrës së tij, në stolin e të cilit ishte nga dhjetori 2019 deri në 2021.
Sipas këtij publikimi, padia është bërë për “marrëveshje dhe kontrata të përgjithshme tregtare”, pa u saktësuar asgjë më shumë për arsyet që e çuan italianin në këtë vendim.
Kërkesa e Ancelottit mund të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi bordin dhe pronësinë e Evertonit .
Klubi nga Liverpool po përballet me probleme të mëdha financiare dhe po synon të shesë një numër lojtarësh gjatë verës, pavarësisht se ka shmangur rënien nga Premier League.