Rama viziton Kombëtaren e Kosovës, premton realizimin e projektit të stadiumit të ri

Futboll

Rama viziton Kombëtaren e Kosovës, premton realizimin e projektit të stadiumit të ri

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 22:13
Rama me futbollistët e Kosovës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot pasdite Kombëtaren e Kosovës.

Ai i falënderoi futbollistët për emocionet që po ia japin popullatës së Kosovës dhe shqiptarëve kudo që jetojnë, derisa i uroi fat dhe sukses në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2024.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e falënderoi Ramën për vizitën dhe i njoftoi futbollistët se kryetari i Komunës së Prishtinës ka vendosur të ndërtojë një stadium modern në Bernicë.

Rama shprehu angazhimin e tij të plotë për ta realizuar këtë projekt në bashkëpunim me Ademin.

Në fjalën e tij, Rama vuri në pah bashkëpunimin me Ademin.

“E kemi një bashkëpunim fantastik me presidentin Ademi, i cili është duke bërë një punë fenomenale për të ardhmen e vendit tonë. Ju falënderoj juve secilit invididualisht që po e bëni të pamundurën për të çuar Kosovën në majat e botës. E di se keni lënë shumë prej jush mundësi shumë më të mëdha, por mundësi dhe nder më të madh shpirtëror dhe dashuri më të madhe që ndjen moralisht se sa luash për vendin tënd nuk ka. Kështu që ju keni bërë zgjedhjen e duhur dhe ju lumtë të gjithëve”, ka theksuar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat