Kylian Mbappe ka informuar Paris Saint-Germainin se nuk do të rinovojë kontratën e tij.
“L’Equipe” raportoi se francezi i dërgoi një letër zyrtare klubit të hënën pasdite, duke i informuar se ai nuk do të aktivizojë opsionin për të vazhduar kontratën e tij edhe për një vit tjetër.
Kontrata aktuale e Mbappes me PSG-në skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Padyshim se është një zhvillim i jashtëzakonshëm në sagën e pafundme që rrethon të ardhmen e sulmuesit në kryeqytetin francez.
Mediumi francez bëri të ditur se PSG-ja se nuk po shqyrtonte më parë idenë e shitjes së yllit të skuadrës këtë verë.
Por, tani sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, kampionët e Francës kanë një ultimatum për 24-vjeçarin.
Paris Saint-Germaini thuhet se nuk e konsideron opsionin për ta humbur Mbappen si lojtar të lirë vitin e ardhshëm.
Kësisoj, klubi parisien është i prerë; reprezentuesi i Francës do të duhet të nënshkruajë kontratë të re ose ai do të vihet në shitje këtë verë.
Tash e një kohë, Real Madridi konsiderohet si destinacioni më i mundshëm për Mbappen.