Dani Alvesh mbetet në burg nga frika e arratisjes, gjykata i ndalon të jetojë me fëmijët

Futboll

Dani Alvesh mbetet në burg nga frika e arratisjes, gjykata i ndalon të jetojë me fëmijët

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:22
Dani Alvesh

Dani Alvesh po kalon periudhën më të errët në jetën e tij pasi prej muajsh ndodhet në burgun e Brians 2 në Barcelonë pas akuzave nga një 23-vjeçare për përdhunim.

Ditën e djeshme, Alvesh ka dalë sërish para gjykatës dhe për të dytën herë, është konfirmuar qëndrimi në burg duke hedhur poshtë pretendimet.

Avokatët e Alvesh kishin kërkuar që të lironin ish-futbollistin dhe hetimi të kryhej në gjendje të lirë ose të paktën në arrest shtëpie. Ata synonin që Alvesh të jetonte pranë fëmijëve të tij pasi ata po ndiqnin shkollën në Barcelonë, mirëpo prokuroria e ka konsideruar si një projekt fiktiv.

Autoritetet spanjolle nuk kanë besim se Alvesh do të jetojë në Barcelonë nëse lirohet, duke iu trembur një arratisjeje të mundshme, pavarësisht se në gjykatë janë paraqitur prova të konsiderueshme se jeta e tij është në Barcelonë dhe kurrë nuk është menduar largimi. Tashmë, Alvesh shpreson që të ketë një tjetër seancë gjyqësore pasi për të dytën herë, janë refuzuar kërkesat për lirim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat