Sezoni ka përfunduar dhe klubet tashmë do të përdorin merkaton e verës për të përforcuar ekipet e tyre për sezonin e ardhshëm.
Vëmendja është e jgitha te klubet e mëdha, pasi janë ato që realizojnë goditje të bujshme dhe shpenzojnë shuma të konsiderueshme gjatë kësaj merkatoje të gjatë.
Zërat e fundit nga merkatoja vijnë në lidhje me klubin zikaltër të Interit.
Sipas raportimeve nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, Inter dhe Chelsea janë duke planifikuar një takim për në ditët në vijim.
Për Interin, prioritet mbetet transferimi i Kalidou Koulibaly, një qendërmbrojtës tepër i fuqishëm, një nga më të mirët që ka pasur kampionati italian, por që me fanellën e Chelsea nuk shpërtheu.
Gjithsesi, në këtë takim nuk pritet të flitet vetëm për senegalezin, por edhe për të ardhmen e Lukakut, Trevoh Chalobah dhe Andre Onana, me portierin kamerunas që mund të jetë i sakrifikuari për të hapur rrugën e hyrjes për tre lojtarët e tjerë në fjalë.