Lukaku drejt transferimit në Arabinë Saudite!
Pas finales në Stamboll, Romelu Lukaku ka fluturuar drejt Arabisë Saudite ku zhvilloi një takim me krerët e Al-Hilal.
Sipas raportimeve të medieve italiane, klubi në fjalë i ka ofruar belgut një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 25 milionë euro neto në sezon.
Lukaku është duke e marrë shumë në konsideratë këtë ofertë, ndërkohë që Chelsea-n do të shpëtojë nga sulmuesi dhe njëkohësisht do të arkëtojë një shumë të mirë për shitjen e tij.