Mbappe i dërgon letër PSG-së!
Kylian Mbappe i ka dërguar sot një letër formale Paris Saint-Germain, në të cilën paralajmëron se nuk do të aktivizohet opsioni për të zgjatur bashkëpunimin deri më 30 qershor 2025, i cili është i përfshirë në kontratën e tij.
Sipas raportimeve të medieve franceze, përballë këtij vendimi, ka mundësi që PSG-ja të tentojë ta shesë këtë verë francezin, në mënyrë që vitin e ardhshëm të mos e humbasë me parametra zero.
Me Real Madrid që vazhdon të ketë interes për sulmuesin, për PSG-në duket disi e vështirë që ta bindë Mbappe-në të vazhdoj qëndrimin në Paris.