Një tjetër largim nga Flamurtari, mbrojtësi shpall “divorcin” me klubin kuqezi.
Sokol Neziri nuk është më një futbollist i Flamurtarit.
Lajmin e ka bërë me dije vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku konfirmon divorcin me klubin vlonjat.
“Nga sot nuk jam pjesë e ekipit Flamurtari, uroj suksese edhe shumë faleminderit për të gjithë që punojnë në ekip. Faleminderit”, ishin fjalët e Nezirit.