Merkatoja e verës ka nisur të ndizet dhe Lacio po kërkon për një sulmues të ri. Në radarët e kryeqytetasve ka rënë sulmuesi polak Arkadiuz Milik i cili mbylli një sezon pozitiv në aspektin personal me Juventusin.
Sulmuesi ishte si i huazuar te bardhezinjtë dhe me përfundimin e sezonit, huazimi i tij ka përfunduar teksa torinezët nuk e kanë paguar ende kartonin e tij duke mos e shfrytëzuar të drejtën e blerjes. “Corriere dello Sport” raporton se vetë Sarri e ka kontakatuar Milik dhe përgjigja e tij ka qenë pozitive duke shprehur dëshirën për një kalim te Lacio.
Tashmë, klubi i Lacios ka nisur bisedimet me francezët e Olimpik Marsejës për shërbimet e sulmuesit.
Në mungesë të drejtorit sportiv, bisedimet po i bën direkt presidenti Lotito i cili shpreson që të binde francezët për të marrë sulmuesin me një kosto që nuk e rëndon shumë klubin.