Mesfushori francez firmos sot kontratën me klubin saudit!
Tashmë kanë mbetur edhe pak orë që Kante të zyrtarizohet tek klubi saudit i Al Ittihad, aty ku do të gjejë si shok skuadre bashkëatdhetarin e tij, Karim Benzema.
Sipas Fabrizio Romano, dokumentet do të firmosen ditën e sotme.
Kante do të përfitojë rreth 100 milionë euro dhe një pjesë kryesore e testeve mjekësore është kryer.