Granit Begolli jep dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të Feronikelit 74 nga Drenasi.
Begolli me punën e tij e futi në elitë Feronikelin 74 por jep dorëheqje dhe nuk dihet se ku do të vazhdojë zejen e trajnerit.
“Nga sot nuk do të jem pjesë e Feronikelit 74'.
Unë kam vendosur që të largohem nga klubi pavarësisht se klubi më ofroi mundësinë që unë ta drejtojë skuadrën në Superligë.
Falënderoj Kryetarin e Komunës, z. Ramiz Lladrovcin për përkrahjen gjatë gjithë sezonit, presidentin Erlind Krasniqi për mundësinë që unë të drejtojë klubin drejt Superligës, ku së bashku arritëm objektivin pas një sezoni me shumë vështirësi.
Faleminderit po ashtu tifozëve për përkrahjen gjatë gjithë sezonit. Falënderoj stafin për punën e madhe dhe të gjithë njerëzit tjerë që punuan në klub. Falenderoj kapitenin Lapidar Lladrovci dhe te gjithë futbollistët për super sezonen që kalum së bashku.
Mirupafshim Feronikeli 74'”, njofton Begolli.