Mungon në stërvitjen e Francës!
Te “shtëpia” e Milan janë trembur, pasi Theo Hernandez ka ndjerë shqetësime.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Theo anashkaloi seancën stërvitore të Francës pasditen e së hënës, për shkak të një dhimbjeje të vogël në pulpën e majtë.
Megjithatë nga Federata Franceze e Futbollit priten përditësime për gjendjen e mbrojtësit përpara ndeshjes të së premtes kundër Gjibraltarit.