Klubi me renome i futbollit Liria i është mirënjohës punës së palodhshme të trajnerit Xhengis Rexhepi.
Liria dhe Rexhepi kanë ndarë rrugët.
“Faleminderit Xhengis !
Me inkuadrimin në Superligë, Liria dhe trajneri Xhengis Rexhepi, kanë ndarë rrugët.
Kontrata e klubit me trajnerin, ka qenë deri në përfundim të stinorit, që zyrtarët e vlerësojnë të suksesshëm.
Klubi, e falënderon për punën profesionale dhe suksesin e arritur.
'Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme, dhe me bindjen që kjo nuk është lamtumirë.
Dera për trajnerin Xhengis Rexhepi, do të jetë e hapur gjithmonë', thonë drejtues të Lirisë.
Klubi i dëshiron suksese në vazhdim, duke e falënderuar në emër të tifozëve e adhuruesve anë e kënd, për punën dhe suksesin e treguar”, njofton KF Liria.