Steven Gerrard raportohet se është afër emërimit si trajner i ekipit të Al-Ettifaq në Ligën e Arabisë Saudite.
Ish-kapiteni i Liverpool-it u shkarkua nga Aston Villa tetorin e kaluar, pas një serie rezultatesh të dobëta.
Anglezi është në prag të pranimit të një oferte fitimprurëse.
Ish-futbollisti tashmë ka fluturuar në Arabinë Saudite dhe po bisedon detajet përfundimtare të kontratës së tij përpara se të emërohet në postin e ri.
Gerrard ka qenë një emër i diskutuar edhe për stolin e Leicester City.