Barcelona po kërkon të shesë mbrojtësin francez, Jules Kounde, te skuadra e Manchester United.
Këtë sezon “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Kounde mund të jetë një opsion i rëndësishëm për trajnerin Erik Ten Hag.
Një arsye tjetër është edhe situata financiare e Barçës.
“Blaugranët” duhet të bëjnë disa shitje të menjëhershme për të pasur mundësi për të afruar lojtarë gjatë verës.
Kjo mund të ndihmojë United të negociojë një shifër të favorshme për transferimin.