Arsenali po përgatit një ofertë për Joao Cancelo.
Topçinjtë kanë treguar edhe më parë interes për mbrojtësin, por futbollisti i Man City kishte kundërshtuar çdo mundësi për t’u bashkuar lodninezëve.
Sipas mediave britanike, bisedimet janë duke u zhvilluar midis palëve, me Arsenalin qe kërkon të paraqesë një ofertë prej 35 milionë paundësh për portugezin.
Cancelo pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta dhe mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë një sezon akoma më të mirë se ky që sapo u mbyll. Lojtari këtë sezon ishte pjesë e Bayernit në formë huazimi.