Guardiola piketon dy kroatë për sezonin e ardhshëm

Futboll

Guardiola piketon dy kroatë për sezonin e ardhshëm

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:43
Kovaçiç e Gvardiol

Pasi mori trofeun e Champions League, Manchester City ka nisur të bëjë planet për sezonin e ardhshëm. “Qytetarët” kanë nisur diskutimet me objektivat që Guardiola ka vendosur për të përforcuar skuadrën.

Mateo Kovaçiç, i cili edhe vetë nuk e ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar te City ka nisur bisedimet për të bërë të mundur këtë lëvizje. Ai shihet si mesfushori ideal nga Guardiola për të bërë një hap më shumë në lojën e skuadrës.

Ndërkohë që objektivi tjetër vjen në mbrojtje. Bëhet fjalë për mbrojtësin kroat Josko Gvardiol.

Ky i fundit ka zhvilluar një botëror fantastike me Kombëtaren kroate, por edhe me Leipzig dhe Guardiola e kërkon me çdo kusht në skuadër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat