Largohet nga Tirana si lojtar i lirë, Toshevski rikthehet në kampionatin maqedonas!
Mbrojtësi Kristijan Toshevski është larguar nga Tirana si lojtar i lirë. Ai tashmë ka gjetur një ekip të ri.
Toshevski rikthehet në kampionatin maqedonas, teksa do të jetë pjesë e Shkupit.
Pas një sezoni të keq ku Shkupi humbi titullin ata dëshirojnë të triumfojnë sezonin e ardhshëm dhe ndihmë e madhe padyshim do të jetë ish-mbrojtësi i bardhebluve.