Ismet Munishi edhe zyrtarisht ka marr drejtimin e Ferizajt.
Klubi e ka bërë këtë të ditur përmes një njoftimi zyrtar.
“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se pas negociatave të sukesshme, ka arritur që të përmbyllë marrëveshjen me trajnerin e njohur, Ismet Munishi. Marrëveshja e nënshkruar sot në zyret e klubit, ka të bëjë për një periudhë së paku 2-vjeçare. Ky projekti i nënshkruar”, thuhet në njoftim.
Munishi deklaroi se sot është i lumtur që ka nënshkruar kontratë me njërën ndër ekipet më të organizuara në futbollin kosovar.
“FC Ferizaj pavarësisht se garon në Ligën e Parë, jam i bindur se do të funksionojë me logjikën e një klubi kampion të Superligës. Projekti është shumë serioz, ne e synojmë jo vetë, Superligën, por edhe Evropën në një periudhë të afërt”, ka thënë Munishi.