Bakaj: Askush nuk e kishte menduar se Andorra do t

Futboll

Bakaj: Askush nuk e kishte menduar se Andorra do t

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 qershor 2023 Në ora: 19:28
Pamje nga një ndeshje

Ish futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Elis Bakaj, mezi e pret ballafaqimin mes Kosovës dhe Rumanisë, e cila do të zhvillohet në kuadër të xhiros së tretë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja luhet me 16 qershor (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Bakaj në intervistën për gazetën rumune “Sport.ro”, ka një mendim interesant për Dardanët. 

“Me Andorrën (Kosovë - Andorra 1:1, 28 mars, 2023) e pashë ndeshjen. Menduan se do ta fitonin ndeshjen para se të fillonte.

Ky ishte gabimi i tyre. Askush nuk e kishte menduar se Andorra do t'i krijonte probleme Kosovës, me lojtarët që ka Kosova.

Nuk mund të thuash se nuk kanë përvojë, sepse luajnë në klube shumë të mira. Por ndodh, në futboll duhet t'i kushtosh vëmendje çdo ndeshjeje. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, do të pësoni atë që pësoi Kosova me Andorrën.

Ka shumë futbollistë të mirë, sidomos në fazën sulmuese, të gjithë janë shumë të mirë. Muriqi, Rashica, Zhegrova, Celina, Krasniqi...

Ka shumë lojtarë shumë të mirë, me cilësi, janë teknikë, kanë shpejtësi, kanë ekzekutim.

Kanë zgjidhje në sulm, kanë edhe lojtarë të mirë në pankinë, duhet të jesh i kujdesshëm në çdo moment pasi që të hyjnë.

Nuk ka dallim të madh mes titullarëve dhe rezervave. Kosova ka një ekip të madh,.

T’i marrë individualisht, ata janë lojtarë shumë të mirë”, tha Bakaj. “Unë njoh disa lojtarë personalisht.

Me Rrahmanin jam shok shumë i mirë. Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, e përgëzova tani për titullin historik të fituar në Itali, për gjysmëfinalen e Champions League. Kemi qenë shokë skuadre, kemi kaluar shumë kohë bashkë kur kemi luajtur në Kroaci, në Split.

Ai është kapiteni i ekipit, ai është lider. Një nga mbrojtësit më të mirë që ka dalë jo vetëm nga Kosova, por nga e gjithë Shqipëria në 10-20 vitet e fundit.

Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, një djalë punëtor dhe një drejtues i kombëtares.

Nuk më telefonoi për t'i dhënë informacion për Rumaninë, sepse tani është një staf profesional atje.

Ju keni hyrë në internet dhe keni çdo informacion që dëshironi.

Nuk keni më nevojë të telefononi dikë për t'ju treguar sekretet.

Nuk ka më sekrete, çdo ekip në botë në këtë nivel ka dikë që monitoron kundërshtarët e tyre. Ai ndoshta tashmë di më shumë për kombëtaren rumune sesa unë”, theksoi Bakaj,

Më tej flet edhe për Ermal Krasniqin.

“Krasniqi pati një sezon të mirë te CFR Cluj. Ai është një lojtar shumë i mirë.

Nuk u befasova, sepse i njihja cilësitë e lojtarëve shqiptarë, por më pëlqente që kishte edhe personalitet”, tha mes të tjera Bakaj.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat