Mesfushori defensivë i qendrës, Drilon Islami, 22 vjeç, i lindur në vitin 2000 në Ferizaj, ish-futbollisti i Shkollës së futbollit Dinamo nga Ferizaj, FC Drita dhe FC Ferizaj, iu është bindur ofertës së klubit të Prishtinës për dy vitet e ardhshme.
“Është arritje imja e madhe që pas përformancës së treguar në Ferizaj, të më bind skuadra më e madhe në vend, FC Prishtina.
E vërtet që kam pasur edhe oferta tjera, por është vështirë t’i thuash jo Prishtinës.
Është klubi më i madh në Kosovë dhe është nder që të veshi fanellën e saj”, tha Islami.