Mesfushori ofensivë, Albin Krasniqi, 22 vjeç, i lindur në Kaçanik, ish-futbollisti i Shkollës së futbollit Dinamo nga Ferizaj, FC Drita dhe FC Ferizaj, ka pranuar ofertën për kontratë 2-vjeçare me klubin e futbollit Prishtina.
“Mendoj që ëndërr e çdo futbollisti nga Kosova është që ta vesh njëherë fanellën e Prishtinës.
Kam ndjenjë të pa përshkruar, mezi pres t’ia fillojmë përgatitjeve dhe që sa më shpejtë të paraqitem para një tifozerie siç e ka Prishtina”, tha Krasniqi.
Prishtina ka synime të mëdha për edicionin e ri.