Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Victor Velkoski nuk do të jetë më pjesë e Laçit.
Pas dy vitesh bashkëpunim me klubin kurbinas, klubi dhe mbrojtësi kanë ndarë rrugët duke mos rinovuar kontratën që skadoi në mbylljen e këtij sezoni.
27-vjeçari njoftoi largimin nga kurbinasit nëpërmjet rrjeteve sociale aty ku falenderoi klubin, pjesëtarët e stafit dhe tifozët duke e konsideruar Laçin si shtëpinë e tij.
“Me këtë postim dua të them “Faleminderit”.
Falenderoj klubin e Laçit që në këto dy vite ishte shtëpia ime, shokët e skuadrës, stafin teknik që ishin pjesë e rrugëtimit tim profesional, duke konntribuar gjithashtu edhe rritjen time individuale.
Jam mirënjohës për të gjitha sfidat dhe mundësitë që u shfaqën gjatë këtij rrugëtimi.
I uroj klubit më të mirat”, shkruan Velkoski që tashmë është i lrë të zgjedhë aventurën e radhës në karrierë", ka shkruaer Velkoski.