Analisti i njohur dhe ish-futbollisti nga Kosova, Arben Zeqiri, ka analizuar finalen e Ligës së kampionëve Manchester City dhe Inter, e cila u luajt të shtunën e kaluar në “Atatürk Olympic Stadium”.
Pas përfundimit të finales dhe triumfit të Cityt prej 1-0, ai ka shfrytëzuar momentin për të shkrepur një fotografi me trajnerin Pep Guardiola, në shenjë kujtimi.
“Unë në fillim i tregova se jam nga Kosova dhe ai më tha se edhe se ju jeni njerëz të vujtur si në Katalonia”, tregon Zeqiri për mediumin nga Maqedonia e Veriut "Open-TV".
“Ishte e komplikuar finalja, por ia arritëm qëllimit.
Ky ishte objektivi më tha Guardiola”, u shpreh analistit Zeqiri.
Arben Zeqiri në Stamboll ishte së bashku me komentatorin e njohur Arlind Sadiku.