Endrit Krasniqi nuk është më pjesë e FC Prishtinës.
Mesfushori kualitativ ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale se i ka dhënë fund eksperiencës në klubin Bardhekaltër.
Pas katër vjetësh qëndrimi në kryeqytet, Krasniqi përshëndetet me klubin e tij të zemrës, me të cilin i ka fituar katër trofe.
Krasniqi ishte pranë largimit nga prishtinasit edhe vitin e kaluar, por ishte trajneri Ismet Munishi ai që e kishte bindur të qëndronte edhe për një vit në “Fadil Vokrri”..