Çështja “Mbappe” është në qendër të vëmendjes në tregun ndërkombëtar, me pasoja direkte dhe indirekte të lidhura me lamtumirën e tij të menjëhershme nga PSG, me destinacion të mundshëm Real Madridin.
Me “Los Blancos” të marrosur pas tij, shkruajnë në Angli, shanset për qëndrimin e sulmuesit Harry Kane te Tottenham duket se po rriten.
Në të njëjtën mënyrë, megjithatë, javët e fundit agjentët e qendërsulmuesit anglez kanë pasur tashmë mundësinë të takojnë drejtuesit e PSG-së. Për lojtarin ka kohë që është interesuar edhe Bayern Munih, si dhe Manchester United.
Lamtumira e Karim Benzema ka hapur zyrtarisht procesin e “filtrimit” dhe “gjuetisë” për qendërsulmuesin e ri të Real Madridit. Emri i parë është ai i Harry Kane, për të cilin Tottenham kërkon jo më pak se 100 milionë euro.
Një shifër e konsideruar e tepërt nga Florentino Pérez, i cili do të përpiqet të ulë pretendimet e “Spurs”, pas shpenzimeve të mëdha për të siguruar Bellingham nga Borussia Dortmund, nëse nuk do të anulohet kjo negociatë për t’u marrë me Mbapp.