Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, në prag të përalljes me Holandën, ka thënë se mesfushori i Interit, Marcelo Brozoviç, do të jetë startues në duel me ‘Tulipanët’.
Kroacia dhe Holanda do të përballen sonte në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Strategu kroat thotë se Brozoviç, është e motivuar të jep më të mirën kundër holandezëve.
Sipas Daliç, Brozoviç bëri ndeshje të madhe në finalen e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Man City-t, edhe pse skuadra italian u mposht (1-0).
“Ai sigurisht do të fillojë kundër Holandës. Ai është i motivuar të ndihmojë sa më shumë skuadrën tonë.
Ai luajti shkëlqyeshëm në finalen e Ligës së Kampionëve dhe unë pres që ai të përsërisë të njëjtën paraqitje”, ka thënë Daliç.