Roma është në bisedime me Paris Saint-Germain për të nënshkruar me Marco Verrattin, në formë huazimi me opsion blerjeje.
30-vjeçari së fundmi ka firmosur një kontratë të re deri në qershor të vitit 2026, por situata e tij në klub nuk është më aq e qetë sa dikur, pasi ka humbur edhe mbështetjen e gjerë te tifozëve.
Në këtë mënyrë ai mund të luajë për herë të parë në Seria A, pasi më parë është aktivizuar në Seria B me Pescara-n, nga viti 2010 deri në vitin 2012.
Marrëdhënia mes Romës dhe PSG është e mirë, pasi italianët huazuan mesfushorin Wijnaldum në verën e kaluar, por nuk u shfrytëzua e drejta e blerjes.