Përforcimi i ri i Liverpool-it, Alexis Mac Allister, ka zbuluar se kush e bindin që të transferohet në ‘Anfield’.
‘The Reds’ pak ditë më parë transferuan kampionin e botës me Argjentinën nga Brighton.
Ai pranoi se ishte vështirë të refuzohet trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.
Allister thotë se ndihet jashtëzakonisht i lumtur që është bërë pjesë një nga klubeve më të mëdha në planet.
“Unë pata mundësinë të flisja me të dhe ishte një nga faktorët më të rëndësishëm në marrjen e vendimit tim”, tha ai për “Liverpool Echo”.
“E pashë dëshirën e tij për të nënshkruar me mua, dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua”, theksoi Allister.