Caicedo është një nga emrat më të kërkuar

Futboll

Caicedo është një nga emrat më të kërkuar

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 15:43
Moises Caicedo

Chelsea ka nisur bisedimet me Brightonin për një transferim të mundshëm të mesfushorit Moises Caicedo.

Sipas raportimeve të medieve britanike, blutë e Londrës janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej 70 milionë paundë për ekuadorianin.

Caicedo është një nga emrat më të kërkuar këtë merkato, pasi edhe klube të tjera nga Premier League kanë shprehur interesin e tyre për futbollistin.

Lojtari me klubin e Brightonit ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat