Kang-In Lee ka përfunduar së fundmi në orbitën e PSG.
Francezët kanë nisur prej javësh kontaktet me lojtarin koreano-jugor dhe mediet franceze kanë raportuar se palët janë dakordsuar, por tani mbetet përgjigja e Mallorca-s.
Klubi i njohur francez dënohet nga Federata, humbet mundësinë e rikthimit në Ligue 1
Siç bëhet me dije, klubi spanjoll është tunduar nga oferta e fundit, e cila është 22 milionë euro dhe gjatë javës së ardhshme pritet edhe konkretizimi i transferimit.
22-vjeçari ishte pjesë Valencias deri në verën e vitit 2021, ndërsa mbylli sezonin e dytë me Mallorca-n.