Italia merr një lajm të keq në prag të gjysmëfinales së Nations League, kundër Spanjës.
Një ditë para këtij takimi, të kaltrit kanë humbur shërbimet e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni.
Ai ka humbur stërvitjen e mëngjesit të kësaj të mërkure për shkak të etheve e për rrjedhojë, trajneri Mancini, pas konsultës më stafin mjekësor, nuk e mori me vete me pjesën tjetër të ekipit drejt Holandës, ku po organizohet Final Four i Nations League.
Në vend të tij, në listën e UEFA-s është përfshirë mbrojtësi i Torinos, Alessandro Buongiorno, i cili ishte i pranishëm gjatë përgatitjeve në Sardenjë, javën e kaluar. Buongiorno do t’i bashkohemi grupit në orët e vona të mbrëmjes, direkt në Enschede.