“Zonja” i shkel syrin Firminos!
Juventusi po shikon përreth për të forcuar një repart, atë sulmues, që mund të ndryshojë shumë për sezonin e ardhshëm.
Siç raporton “Sportmediaset”, një ide për të forcuar sulmin e Juventusit do të ishte ajo që do të çonte te Roberto Firmino, sulmues i lindur në vitin 1991. Ish-titullar i kombëtares braziliane, pasi nuk rinovoi me Liverpulin, duket i destinuar të transferohet falas pas 30 qershorit.
Shumë do të varet nga konkurrenca dhe kërkesat për angazhimin e Firminos, i cili në çdo rast mbetet një profil i mirëpritur për klubin e Juventusit, që te sulmuesi në fjalë do të gjente përvojën dhe cilësinë, që nuk është venitur pavarësisht 32-viteve të bomberit.