Klubi i Futbollit Rilindja dhe Shkolla e Futbollit Pro Football BL kanë bërë marrëveshje për bashkëpunim, ndërsa synimi është i qartë dhe shumë serioz.
Përfaqësuesit e dy klubeve janë optimistë se, me punë të palodhshme e profesionale dhe me përkushtimin e stafit të të dyja palëve, së shpejti do të jenë epiqendra e futbollit kryeqytetas.
Rilindja dhe Pro Football njihen për punë, disiplinë e përkushtim, prandaj interesimi i madh gjeneratave të reja të jenë pjesë e këtyre klubeve nuk është i rastësishëm.
Përveç kësaj, edhe kushtet janë shumë të mira, në ambiente të mbyllura në Bërnicë dhe të hapura në Taukbahçe, një arsye kjo më tepër për të besuar se e ardhmja do të jetë edhe më e suksesshme.