Endrit Krasniqi futbollist i ri i Shkëndijës

Futboll

Endrit Krasniqi futbollist i ri i Shkëndijës

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 18:17
Endrit Krasniqi

Mesfushori 28 vjeçar vjen nga skuadra e Prishtinës dhe firmos me kuqezinjtë deri në verën e vitit 2025.

"KF Shkëndija me kënaqësi komunikon arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim me mesfushorin Endrit Krasniqi. 28 vjeçari vjen nga rradhët e Prishtinës dhe me kuqezinjtë ka firmosur kontratë 2 vjeçare.

Futbollisti me sukses kaloi ekzaminimet mjekësore, pas çka edhe zyrtarisht konfirmohet si anëtar i ri i Shkëndijës", njofton KF Shkëndija.

"Për Shkëndijën nuk duhet shumë të flitet, është një ndër klubet më të mëdhaja shqiptare dhe shpresoj që të kemi një sezon fantastik dhe të bëjmë gjëra të mëdha.

Dihet se Shkëndija organizimin e ka në nivel tjetër në raport me klubet tjera, kështu që neve që punojmë për këtë klub na mbetet të japim maksimumin dhe të arrijmë atë që klubi e ka planifikuar në fillim të sezonit. I detyrohem këtij klubi për besimin e treguar dhe duhet të jap maksimumin që të arrijmë ato objektiva që i kemi,“ është shprehur mes tjerash Endrit Krasniqi pasi firmosi kontratën dy vjeçare në prani të drejtorit sportiv, Harun Isa-s.

"I cilësuar si mesfushori më i mirë në Superligën e Kosovës në vitet e fundit, Endrit Krasniqi ka fituar dy herë titullin kampion, fillimisht me Dritën e Gjilanit në vitin 2018 dhe më vonë në 2021 me Prishtinën.

Gjithashtu është fitues dy herë i Kupës së Kosovës, të fundit vetëm dy javë më parë kur mundën në finale Gjilanin.

Në Tetovë Krasniqi vjen si kampion i Kupës dhe synimi i tij dhe i klubit është që me trofe të vazhdohet sezonin e ardhshëm në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe Kupës së vendit.

Karrierën Krasniqi e ka nisur me skuadrën e 2 Korrikut, ndërsa për një kohë ishte në Spanjë me ekipin e të rinjëve të FC Lugo", thuhet nga klubi kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat