Lucas Hernandez e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Bayern Munchen, edhe pse ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë.
Mbrojtësi francez, u ka shkruar një letër drejtuesve, aty ku kërkon zyrtarisht që të pranojnë shitjen e tij te PSG.
80 milionë euro pagoi Bayerni tek Atletico Madrid katër vite më parë për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit.
U-19/ Trajneri Bulku: Po përgatisim skuadrën për kualifikueset e Europianit, duam të fitojmë ndaj Kosovës
Me lojtarin që nuk ia doli në asnjë moment ta justifikonte investimin e madh. Hernandez mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe në krahun e majtë të saj.
Ndërkohë, drejtuesit e Bayernit kërkojnë 60 milionë euro + bonuse për ta lënë të lirë menjëherë lojtarin e kombëtares franceze.