Kombëtarja e Kosovës në futboll, të premten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, do të përballet me Rumaninë në kuadër të kualifikuesve për EURO 2024.
‘Dardanët’ dhe rumunët do të masin forcat në një ndeshje tejet të rëndësishme, sidomos për Kombëtaren tonë në rrugën për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.
UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në duelin Kosovë-Rumani.
Holandezit Danny Makkelie i ndihmuar nga Hessel Steegstra, Jan de Vries, dhe Sander Van der Eijk, do ta gjykojnë ndeshjen Kosova-Rumani, sfidë kjo që fillon në orën 20:45.