Sulmuesi Tammy Abraham ishte një ndër lojtarët të cilët Roma e kishte nxjerrë në merkato, me kryeqytetasit që prisnin të arkëtonin një shumë të konsiderueshme nga largimi i sulmuesit.
Madje, mediat në Itali bëjnë të ditur se verdhekuqtë e kishin shitur Abraham tek Aston Villa për shifrën e 30 milionë eurove.
Mirëpo, fat i keq për Romën pasi sulmuesi u dëmtua në finalen e Europa League ndaj Sevilla duke dëmtuar ligamentet. 25-vjeçari pritet të mungojë për një periudhë tejet të gjatë, ndoshta më shumë se gjashtë muaj dhe në këtë formë, Aston Villa është tërhequr nga negociatat për britanikun.
Në këtë sezon, ndryshe nga i kaluari, Tammy Abraham nuk mundi të kishte vazhdimësinë e duhur sa i përket aspektit realizativ që në 54 paraqitjet totale ia doli të shënonte vetëm nëntë gola duke regjistruar edhe shtatë asiste.