KF Shkëndija shpreh falemenderim dhe mirënjohje maksimale për Ljupço Dorievin për gjithë kontributin e dhënë në fanellën kuqezi.
"Sulmuesi anësorë Ljupço Doriev nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në periudhën që pason.
Klubi përmes kësaj komunikate konfirmon skadimin e kontratës së futbollistit.
Ljupço Doriev u bashkua me Shkëndijën në verën e vitit 2020 dhe shpejt u imponua si një prej liderëve të skuadrës. 27 gola në 3 sezone dhe shumë asiste bëjnë Dorievin protagonist në këto tre vite, derisa kishte ndikim të madh në fitimin e titullit kampion në sezonin 2020/2021.
Me këtë rast KF Shkëndija shpreh falenderimet dhe mirënjohjen maksimale për Ljupço Dorievin, për angazhimin, profesionalizmin dhe mundin e dhënë në fanellën kuqezi", njofton KF Shkëndija.